Secondary Adv

Punimet për autostradën: Sot bllokohet aksi Tiranë–Durrës, nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Dy korsitë e autostradës Tiranë–Durrës në drejtim të Durrësit do të bllokohen gjatë orëve të natës më 14 dhe 15 gusht, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Në vijim të punimeve për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës, gjatë orëve të natës më 14 dhe 15 gusht do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit. Bllokimi do të zbatohet nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe do të përfshijë dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë–Durrës.


Trafiku drejt Durrësit do të devijohet

Gjatë këtij intervali do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e ndërhyrjeve që po realizohen në kuadër të projektit për zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës.


Automjetet që lëvizin në drejtim të Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. Këto korsi do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje, për të mundësuar vijimin e qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.


Lëvizja drejt aeroportit vijon pa pengesa

Kufizimet nuk do të prekin automjetet që kanë si destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Lëvizja drejt aeroportit do të vijojë pa pengesa edhe gjatë intervalit kur do të kryhen punimet në mbikalimin e Kasharit.


Punimet janë pjesë e fazës së tretë të projektit për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, një nga akset me fluksin më të lartë të automjeteve në vend.


Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat